Sienna Miller në rolin më të vështirë të karrierës së saj

Sienna Miller në rolin më të vështirë të karrierës së saj

Portretizimi i një nëne beqare, vajza adoleshente e së cilës zhduket papritmas në "Gruaja Amerikane" ishte shumë i vështirë e drobitës, një rol "mizor", sipas Sienna Miller, e cila u vu kështu  përballë makthit të saj më të keq.

Miller luan rolin e Debras 32-vjeçare, arkëtare në supermarket, vajza e së cilës, Bridget, nënë edhe ajo, nuk arrin të kthehet në shtëpi pas një nate jashtë.

E vendosur në Pensilvaninë rurale, drama shqetësuese përshkruan Debran përgjatë 11 viteve, teksa kujdeset për djalin e Bridget dhe përballet me vështirësi personale.

"Ishte rraskapitëse …Ideja për të eksploruar atë, makthin e paimagjinueshëm, më të keqin, dukej interesante, port ë them të vërtetën kur pranova të bëja filmin fillova të trembesha se çfarë do të ishte dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Natyrisht jo aq e vështirë sa përvoja aktuale, por kam kaluar shumë kohë me njerëz që e kishin kaluar atë përvojë. Por, ne ishim një grup shumë i fortë i anëtarëve dhe kineastëve të kastit dhe të gjithë ishin shumë përkrahës, gjë që unë mendoj se më duhej vërtet”, shprehet Miller.

Miller, i cili ka një vajzë të re, është i njohur për rolet mbështetëse në dramat "American Sniper" dhe "Foxcatcher", por ajo tha se "Gruaja Amerikane" ishte puna e saj më e vështirë..

"Kishte momente kur po më linin forcat... Mendoj se çdokujt në vendin tim do t’i ndodhte, por pata mbështetje dhe e kisha vajzën time në shtëpi çdo natë, gjë që është një bekim i madh", tha ajo.

Kritikët kanë vlerësuar performancën e saj si Debra, e cila shndërrohet nga një grua e ashpër në një gjyshe të qetë.

"Gratë shpesh mbeten me pjesët e një jete të thyer dhe të luftojnë që të bëjnë më të mirën. Më pëlqeu që ndihet si film feminist, më pëlqeu që kjo grua ishte e çrregullt dhe e papërsosur dhe më pëlqeu të shikoja trimërinë e një gruaje si kjo ...Më pëlqeu që nuk e respektoja në fillim, por në fund e respektova vërtet”, tha Miller.

Miller, 37 vjeç, tha se e orientuara nga gratë protagonist ndihen si diçka  e re, origjinale e thelbësore.

"Asnjëherë nuk kam lexuar një skenar ku të ishte një grua në çdo skenë, kurrë nuk kam pasur këtë përvojë në 15 vitet që kam bërë filma. Ndihem sikur kam parë vetëm burrat të përfaqësuar në atë mënyrë. Gratë janë më shumë se gjysma e popullsisë, ato meritojnë të përfaqësohen po njësoj ...Por industria po zhvendoset në një mënyrë pozitive ndaj shpresoj të ketë më shumë histori të tilla", tha ajo. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy