Shpallen fituesit e Fondit të Teatrit për të Rinj

Shpallen fituesit e Fondit të Teatrit për të Rinj

Fondi i Teatrit për të Rinj, iniciativë e Ministrisë së Kulturës, ka për qëllim misionin  dhe politikat mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave  mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit, për të rinjtë, ka bërë të ditur ministrja Elva Margariti.

Përmes këtij fondi prej 10 milionë lekësh, në vitin e dedikuar të Tiranës si Kryeqytet i Rinisë, ne synojmë të nxisim dhe të zgjerojmë hartën kulturore, duke e shtrirë gjeografikisht këtë fond; duke krijuar lëvizjen teatrore në bazë të rajoneve nga jugu në veri, në një formë bashkëprodhimi me teatrot e rretheve; duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës po shkon në të gjithë hartën tonë; duke aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj dhe adresuar ata të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e në teatrit në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Fieri, Elbasani edhe Pukë.

Projektet përfituese nga ky fond do të realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore.

Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 39 të tilla , prej të cilave janë zgjedhur nga Bordi Artistik i TKEKS 16 projekte fituese ku 7 janë regjisore vajza dhe 9 regjisorë djem.

Prej 16 projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar 8 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 8 të dramaturgjisë së huaj.

Shpërndarja gjeografike e projekteve është: 6 në Tiranë; 2 në Korçë; 2 në Durrës, 2 në Fier, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër, 1 në Pukë dhe 1 në Vlorë.

Në përfundim të punës për të gjitha veprat, do të organizohet një javë e dedikuar festivalit të teatrit për të rinj, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.

Fituesit e “Fondit të teatrit për të rinj” janë:

  1. Fritz Selmani – “Tregtar flamujsh”- dramaturgji shqipe – Shkodër
  2. Devis Bejleri – “Pse nuk qëndron për mëngjes” – drame angleze – Fier
  3. Ajlin Petrela – “Madhështia e marrëzisë” – dramë shqipe- Korçë
  4. Marsel Rupi – “Nina”- dramë franceze – Durrës
  5. Marsel Greva – “Koncerti” – dramë shqipe- Tiranë
  6. Ervis Saliasi – “Pasaporta” – dramë shqipe – Tirane ( ose Elbasan)
  7. Kriks Dumo – “Emigrantët” – dramë Polake – Vlorë
  8. Ina Morina – “Muji dhe Halili” – dramë shqipe – Tiranë
  9. Franceska Hysi – “Misto” – dramë shqipe – Tiranë
  10. Alba Shtembari – “Rini dhe çmenduri” – dramë angleze – Fier
  11. Xhuliano Brisku- “Kolonel Zog” – dramë Bullgare – Durrës
  12. Kiara Gjergji – “Lojëra në oborrin e pasëm” – drame izraelite – Pukë
  13. Sara Smaja – “Elektroshok” – drame shqipe – Tiranë
  14. Senela Skenderasi – “Kam frikë” – koreodramë – Durrës
  15. Blendi Arifi – “Paniku” – dramë finlandeze – Tiranë
  16. Silvio Goskova – “Kjo, rinia jonë” – dramë austriake – Korçë
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy