
Balerina Isida Mollaymeri, flet për panairin e bukurisë që do të mbahet në Shqipëri, i organizuar prej saj.
Ajo tha se spoti i panairit ka lidhje me natyrën, pasi u shpreh se ne nga natyra lindim dhe asaj i përkasim dhe se çdo gjë që është në panair ka lidhje me të bukurën, kujdesin, gjërat bio që përdorim.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, balerina tha se i pëlqen shumë ngjyrat dhe se për panairin që organizon prej katër vitesh këtë vit ka zgjedhur jeshilen, edhe pse ngjyra e vitit është lejlaja.
Unë vjet kam pasur ngjyrën pink dhe nuk doja të ishte një ngjyrë e së njëjtës familje. Ngjyra jeshile është ngjyra ime. Ne nuk e përdorim, as në skenë lejla. Se dikush ka vdekur në skenë me ngjyrën lejla. Kam që në 2019 që e bëj unë panairin. Përveç 2020, që ishte pandemia. Pres njerëz në panair ka goxha klientë që vijnë, qoftë ata profesionalë, por edhe ambulantë, të apasionuar pas të bukurës dhe make up. Kemi edhe produkte për djem që kanë lidhje me flokët, mjekrën, fytyrën. Në vitet që jetojmë nuk ka ndarje vajza djem. Të gjithë shtresat mund të vijnë, se në Shqipëri ne kemi çdo gjë që mund të gjesh jashtë. Nëse dikur s’kemi pasur vizat të iknim jashtë shtetit dhe merrnim porositë e njerëzve, për gjëra për flokët, lëkurën. Sot janë të gjitha dhe janë shumë kompani shqiptare që kanë bërë produktet e tyre që janë në panair. Do i ftoja të gjithë ta vizitonin Beauty Fair Albania. Do gjejmë gjithçka për flokët, lëkurën. Qoftë edhe për dhurata se në panair bëjnë të gjithë ulje. Klientë vijnë pafund dhe janë të interesuar, marrin vesh, i njohin, nuk ka nevojë ti thuash se ke këtë apo atë. E dinë ku do shkojnë dhe çfarë do blejnë, klientët, si femra dhe meshkuj.
Sipas saj, shqiptarët dinë shumë mirë ti bëjnë gjërat, pasi janë shumë ambiciozë dhe e duan të bukurën.
Jemi popull që mbahemi shumë. Shoh çuna dhe goca, gra dhe burra që ecin në rrugë dhe janë të mbajtur. Vajzat shqiptare janë shumë të mbajtura, kujdesen shumë për veten. I bukur o je o s’je s’mendoj se bëhesh. Por duhet të kujdesesh. Mendoj se Zoti secilin nga ne e ka bërë të bukur në llojin e tij.



