Nis restaurimi i shtëpisë së shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse në Pustec

Nis restaurimi i shtëpisë së shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse në Pustec

Në bashkinë e Pustecit, Korçë ka nisur puna për restaurimin e shtëpisë së shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se “ky restaurim është një bashkëpunim ndërkufitar, mes Bashkisë Pustec, Bashkisë së Bitolës, me ndihmën e vyer të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Korçë dhe me financim nga Bashkimi Europian”.

“Kjo shtëpi është jo vetëm objekt kujtese për autorin e romanit të parë filozofik shqiptar, “Pse?”, por edhe një nxitje zhvillimi për gjithë zonën e Prespës”, tha Margariti.

Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses do të jetë një vlerë e shtuar për fshatin Gollomboç, por edhe për të gjithë bashkinë e Pustecit. Me përfundimin e rikonstruksionit shtëpia e shkrimtarit do të pajiset edhe me objekte, të cilat janë përdorur prej tij apo edhe me dorëshkrime dhe dokumente.

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj. Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy