Superylli i pop-it Taylor Swift kryesoi listën e artistëve më të shitur në botë të muzikës në vitin 2019, falë suksesit të albumit të saj të fundit "Lover". Ështe hera e dytë që këngëtarja 30-vjeçare kryeson klasifikimet muzikore në nivel botëror. E para ishte në vitin 2014 kur ajo debutoi në albumin e saj "1989".
"Lover" është albumi i shtatë i Swift me këngë të tilla si "ME!" e mirëpritur nga publiku dhe kritika.
Pas Swift në renditjen e vitit 2019 ishte kantautori britanik Ed Sheeran, i ndjekur nga reperi Post Malone dhe këngëtarja adoleshente Billie Eilish që ishte në krye të listë së Grammy Awards në janar.



