Instrumente me kunja shkrepsesh, ukrainasi drejt rekordit "Guinness" (FOTO)

Instrumente me kunja shkrepsesh, ukrainasi drejt rekordit "Guinness" (FOTO)

Ukrainasi Bogdan Senchukov dëshiron të arrijë rekordin “Guinness Records”, duke krijuar koleksionin më të madh në botë të instrumenteve muzikore me kunja shkrepsesh.

Tashmë, 15 nga instrumentet e tij me madhësi reale, ku përfshihen dy kitara, fizarmonikë, violina dhe daulle, do të përdoren nga një grup muzikantësh që krenohen si i vetmi "grup muzikor I shkrepseve" në Ukrainë.

Hobi i Senchukov-it ka filluar që në shkollë. Ai ka krijuar një tank nga “The World of Tanks” dhe një miniaturë të kullës Eifel, por pasioni i tij i vërtetë janë instrumentet muzikore.

"Kur instrumenti luan... Nuk arrij t’i përshkruaj ndjenjat e mia kur diçka e bërë nga këto shkopinj të vockël luan siç bën një instrument i zakonshëm muzikor".

Ndërsa shumica e instrumenteve muzikore moderne janë prej drurit të ahut ose akacies, instrumentet e Senchukov-it janë bërë nga ato që ekspertët thonë se është druri më pak “muzikor’, plepi, i cili përdoret zakonisht për shkrepset.

Senchukov-it iu gjashtë muaj dhe 27 000 kunja shkrepsesh për të krijuar një instrument muzikor të Ukrainës, të cilën ai e përdor për të luajtur në grup.

Ai shprehet se pjesa më sfiduese e punës së tij janë ato pjesë që kërkojnë 10 orë punë të pandërprerë, siç mund të jenë  ato të violinës a kitarës që duhen ndërtuar nga fillimi gjer në fund pa ndërpreje, përndryshe humbasin formën.

Arti dhe përpjekjet e Senchukov-it nuk kaluan pa u vënë re, dhe një fabrikë ukrainase tani i siguron atij dru që përdoret për shkrepse.

Mbajtës i tri rekordeve kombëtare, Senchukov është duke mbledhur dokumente për t’i provuar “Guinness Records World” që ka koleksionin më të madh të instrumenteve muzikore të bërë nga kunjat e shkrepseve. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy