
Mozaiku i Tiranës, kjo vepër arti historike, një simbol i trashëgimisë kulturore, i bashkohet arkivës digjitale përmes teknologjisë më të fundit gigapiksel.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale foto të Mozaikut të Tiranës.
Edhe mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale përmes teknologjisë më të fundit gigapiksel, për t'u bërë më pas pjesë e qendrës së informimit mbi mozaikët e gjithë Shqipërisë.
Ky është një proces dokumentimi dhe digjitalizimi, që i shërben ruajtjes së trashëgimisë dhe qendrës së informimit mbi mozaikët.


Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.



