3-10 gusht/ Nis sonte “Himara Internacional Music Festival”

3-10 gusht/ Nis sonte “Himara Internacional Music Festival”

Shtatë koncerte me muzikantë të jashtëzakonshëm të skenave ndërkombëtare janë gati për të nisur nga sonte “Himara Internacional Music Festival”. Artistët nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Kosova, Rumania, Rusia, Mali i Zi dhe Kanadaja do të rijetëzojnë përgjatë tetë netëve një nga monumentet perla të Bregut. Himara Internacional Music Festival starton sot me performancën audio-vizuale “Lament of the Earth” e cila është vepër kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në Tokë dhe ngrohjes globale. Si asnjëherë më parë, kalaja shekullore e Himarës do të ndriçohet nga dritat dhe mesazhi i fortë që performanca përcjell. Kompozitorja Donika Rudi, dramatrugia Doruntina Basha, stilistja Hana Zeqa dhe dy performueset, Kaltrina Miftari dhe Agnes Nokshiqi, janë personalitete të botës shqipfolëse të cilat gëzojnë një rezonancë ndërkombëtare. Shfaqja do të prezantohet dy herë, në orën 19.30 dhe në orën 20.00 në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të mos e humbasin atë, thuhet në faqen zyrtare të “Himara Internacional Music Festival”. Koncertet e përditshme deri më 10 gusht do ta kthejnë kalanë e Himarës në një skenë natyrore të papërsëritshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy