Aktorja e serialit “Soprano”: Weinstein më përdhunoi në shtëpinë time

Aktorja e serialit “Soprano”: Weinstein më përdhunoi në shtëpinë time

Annabella Sciorra, aktorja e njohur në veçanti për rolin e saj në filmit “Sopranot”, është një nga akuzueset e producentit amerikan, Harvey Weinstein. Ky i fundit po përballet në gjyq me dhjetëra gra që e kanë denoncuar për abuzim dhe ngacmim seksual. Dëshmia e Sciorra-s është vetëm njëra prej atyre që do të hedhin dritë mbi natyrën e marrëdhënieve që producenti ndërtonte me aktoret apo vajzat e reja që aspironin ekranin.

Aktorja e “Soprano” rrëfeu në sallën e gjyqit se e kishte takuar Weinstein-in në një festë në Los Angeles, kur ajo ishte në hapat e parë të karrierës dhe ai ishte një producent i ri. Në katër vitet që pasuan, ajo mori disa dhurata të sikletshme prej tij, përfshirë një kuti çokollata në formë penisi.

Pastaj një mbrëmje, siç ka rrëfyer ajo, pas një darke me miqtë në një restorant, Weinstein e shoqëroi në shtëpinë e saj në Manhattan dhe e përdhunoi. Kjo ka ndodhur diku midis fundit të vitit 1993 dhe fillimit të 1994-s.

Sipas versionit të Sciorra-s, ajo kishte hyrë në shtëpi dhe kishte veshur pizhamat kur dëgjoi një trokitje në derë, e hapi dhe producenti u fut brenda, e hodhi në shtrat dhe e përdhunoi, pavarësisht përpjekjeve të saj për të kundërshtuar me shkelma dhe grushta.

"Unë thashë 'jo, jo', por nuk mund të bëja shumë kundër tij. Fillova të dridhesha në një mënyrë të pazakontë, ishte sikur po kaloja një krizë", tha ajo në sallën e gjyqit, duke shtuar se kishte humbur ndjenjat. Javë më vonë, në një restorant, ajo u përball sërish me Weinstein, i cili i tha agjithçka kishte ndodhur duhej të mbetej mes tyre.

Denoncimet e para kundër Weinstein dy vjet më parë i hapën rrugën lëvizjes ≠metoo, që në pak muaj u shtri në të gjithë botën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy