‘Open cinema’ vjen në Gjirokastër në edicionin e saj të katërt.
Për 3 netë me radhë publiku gjirokastrit do të ketë mundësi të ndjekë filmat më të kërkuar shqiptar dhe të huaj për çdo lloj grup moshe duke shijuar kështu magjinë e kinemasë së hapur.
Por jo vetëm edhe tingujt e muzikës nga artistë të njohur të skenës shqiptare. Për producentin njëherazi dhe kineastin Skënder Jaçe të tilla aktivitete kanë për qëllim edukimin artistik.
Jemi në edicionin e katër një format botëror. Është një aktivitet që tashmë ka krijuar shtratin e tij dhe Gjirokastra ka nisur ta ketë tashmë pjesë të saj. Kemi zgjedhur ato që nuk janë shfaqur asnjëherë. Kronika të kohës që pavarësisht ideologjisë imazhi mbetet. Veç kësaj dhe prodhimet ndërkombëtare të fundit. Kështu që mendojmë që këto tre netë magjike të përcillen bukur nga spektatori i Gjirokastrës sepse është një okazion. Kënaqësinë që të jep ekrani i madh se gjen asnjëherë tek ekrani i vogël.
Ky aktivitet vjen nën kujdesin e bashkisë Gjirokastër.



