Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari, diplomati dhe ish ministri i Kulturës në vitet ’94-97 Teodor Laço.
Homazhet do të organizohen të dielën në hollin e Ministrisë së Kulturës(ish Kinostudio) nga ora 11-12. Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Studioi Agronomi nëUniversitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.
Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.



