Ditëlindja e 80-të e veprimtarit të zhdukur/ Kadare nderohet me titullin “Ukshin Hoti”

Ditëlindja e 80-të e veprimtarit të zhdukur/ Kadare nderohet me titullin “Ukshin Hoti”

Komuna e Rahovecit ka nderuar me titullin “Ukshin Hoti”, shkrimtarit e shquar me famë ndërkombëtare, Ismaili Kadare. Në një ceremoni të veçantë, e cila u bë në nderim të ditëlindjes së 80të të veprimtarit të shquar, Profesor Ukshin Hoti, u kujtua komunikimi i Kadares dhe Ukshin Hotit, gjatë kohës që ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humb në Kosovë. Komisioni komunal në Rahovec, vendlindjen e Hotit, për vlerësimin e propozimeve për ndarjen e dekoratës “Ukshin Hoti”, i ka dhënë këtë dekoratë shkrimtarit të shquar shqiptar me përmasa botërore, Ismail Kadare, me këtë motivacion: "Në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës, të historisë e të letërsisë shqiptare, të edukimit të brezave në frymën atdhetare, si dhe për meritat e veçanta për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për fatin e Ukshin Hotit; Për kontributin e çmuar letrar-artistik dhe afirmimin botërisht të vlerave të kulturës e të traditës autoktone shqiptare, si dhe për përpjekjet e parreshtura intelektuale për liri e mbrojtje të trojeve shqiptare.” Kontributi i madh i Ismail Kadaresë për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare dhe shkrimet e tij për shqiptarët jashtë kufijve shtetëror administrativë të Republikës së Shqipërisë, me theks të veçantë për tragjedinë e Kosovës, luftën çlirimtare dhe të drejtën e popullit shqiptar për liri e dinjitet njerëzor e kombëtar, e bën këtë personalitet aq të vlerësuar e të dashur gjithandej dhe na bën që të ndihemi krenarë me arritjet e tij”. Bashkëshortja e Ismaili Kadare, shkrimtarja Helena Kadare, e cila ishte e pranishme në ceremoni, tha se Ukshin Hoti është një njeri që besoi dhe luftoi për ide duke besuar në një forcë të jashtëzakonshme që është në shpirtin e këtij vendi të cilin historia e ka ndëshkuar vazhdimisht. Ajo shtoi se gjithë veprimtaria e Ukshin Hotit janë një testament i rëndësishëm mbi të cilin duhet të vijojë puna për Kosovën demokratike që sheh drejt Evropës. Edhe pse janë bërë më shumë se dy dekada që nga zhdukja e tij e dhunshme, për fatin e profesor Ukshin Hotit nuk dihet asgjë deri më sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy