
Është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.
Një prej piktorëve më të mirë të peizazhit, Sotiraq Xega ka më shumë se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij i përkasin kësaj gjinie.
Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë. Ekspozita e fundit e tij ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.
Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.



