“Top Gun”, 800 orë xhirime për rikthimin e kapiten Maverick (VIDEO)

“Top Gun”, 800 orë xhirime për rikthimin e kapiten Maverick (VIDEO)

Rreth 800 orë xhirime janë bërë për filmin “Top Gun: Maverick”. Regjisori Joseph Kosinski i tha revistës Empire se seria më e re e filmit ikonë të viteve ’90 ka material të xhiruar se tre filmat "Lord of the Rings" të marrë së bashku. Kosinski u ribashkua ekipit që do të risjellë në ekran Tom Cruise në rolin e kapiten Maverick, tashmë në pension, plot 30 vjet pas klasikut të Tony Scott të vitit 1986.

"Nga një ditë 12 ose 14 orësh, mund të marrësh 30 sekonda filmime të mira," tha Kosinski për arsyen pse u bënë kaq shumë filmime.

Xhirimet në ajër nuk janë arsyeja e vetme për kaq shumë filmime. Për të xhiruar skena në kabinën e fluturimit, Kosinskit dhe ekipit të tij iu desh t'i mësonin aktorët se si të përdornin vetë pajisjet pasi hapësira është shumë e vogël për t'u përshtatur me një ekip.

“Na u desh t'i mësonim aktorët për ndriçimin, për kinematografinë, për montazhin,” tha Cruise për Empire. “Më duhej t'i mësoja se si të ndiznin dhe fiknin kamerat, si dhe për këndet dhe lentet e kamerës. Nuk kishim kohë të pakufizuar për xhirime në avionë. Nëse do të ngriheshin për 20-30 minuta, më duhej të sigurohesha që të merrnim atë që na duhej.”

Tom Crusie vjen sërish në rolin e pilotit testues, kapitenit Pete "Maverick" Mitchell, i cili tani është vënë në krye të trajnimit të një grupi të të diplomuarish të Top Gun të luajtur nga Miles Teller, Glen Powell e të tjerë.

“Top Gun: Maverick” do ta ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, ku Cruise do të jetë i pranishëm. Paramount Pictures do ta shfaqë filmin aksion në kinematë amerikane më 27 maj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy