Gazetarja Entela Komnino duke folur për letërsinë, tha se disa vite më parë ishte tendenca e përkthimit nga një gjuhë e huaj, pasi i kanë marrë konceptet në gjuhë të huaj, pa i ditur në shqip.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Komnino deklaroi se në këtë moment sheh një tendencë të mirë për të vendosur artikulimin, në nuanca më të holla dhe më të ndara me koncepte.
Sipas saj, letërsia që është bërë bashkë me kritikën para viteve ‘90-të ka qenë shumë e shtrënguar, gjë që nuk jepte një brumë letrar të mirëfilltë.
Mund të kishe shkrimtarë të mirë si Ismail Kadare, por kur vjen te kritika letrare, këtu kishin qëndruar te disa shtampa që i ishin ngjitur realizmit socialist.
Mbas viteve ‘90-të përtej derdhjeve që kishte të bënte me autorët e ndaluar, që automatikisht ishin të mirë, nuk kishte kritik.
Por tashmë kritika letrare e publikuar në media serioze, do e ngrinte shumë nivelin. Në një pikëpamje gjuha do lëshohej nga gjithë ai shtrëngim.
Pavarësisht se gjuhëtarët ankohen nga përdorimi i shqipes, ka disa rregulla që nuk rregullohen me rregullin e dikurshëm dhe as me shtrëngimin e dikurshëm.
I vetmi dallim që kam bërë është se kritika letrare e Kosovës që para ‘90-ës ishte shumë e mirë, ndërsa kritika jonë ishte me epitete, e ke shkruar mirë apo keq.



