Mbahet “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online” me pjesëmarrjen e 20 trupave teatrore mbarëshqiptare

Mbahet “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online” me pjesëmarrjen e 20 trupave teatrore mbarëshqiptare

Në ambientet e Teatrit Kombëtar, është prezantuar projekti më i fundit për mbajtjen e “Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit Online” që do të organizohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental, Kujtim Spahivogli.

“Teatri Vazhdon” do të jetë edhe slogani i këtij festivali në të cilin do të marrin pjesë 20 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqip folëse me shfaqjet më të mira të repertorit të secilit teatër pjesëmarrës, në këto pesë vitet e fundit.

Festivali do të ngrejë siparin me shfaqjen e parë që do të vij për publikun më datat 23 shkurt deri më 14 mars në orën 19-00 dhe do të transmetohet Livestream në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar dhe teatrit konkurrues gjithashtu.

Për 20 mbrëmje rresht, këto shfaqje do të konkurrojnë me njëra tjetrën dhe në fund të këtij kompeticioni do të ketë edhe çmime të kategorive të ndryshme si shfaqja më e mire, regjia më e mire, aktori protagonistë më i mirë, aktorja protagoniste më e mirë, aktori dhe aktorja më e mirë jo protagoniste, çmimi i karrierës dhe një çmim tjetër i rëndësishëm do të jetë gjithashtu edhe çmimi i publikut, i cili do të votojë për shfaqjen e tij të preferuar.

Qëllimi i këtij festivali në kohë pandemie, është që jeta artistike në vend të vazhdoj dhe publiku të mund të ndjekë këto shfaqje kudo që të ndodhet, mjafton të hyj në faqen zyrtare të teatrit në rrjetin social facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy