Bashkëproduksion Shqipëri-Kosovë/ Më 1 maj premiera e shfaqjes “Çimka”

Bashkëproduksion Shqipëri-Kosovë/ Më 1 maj premiera e shfaqjes “Çimka”

Në ambientet e Muzeut të Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia e Gjetheve” do të shfaqet me 1 maj, premiera e shfaqjes “Çimka”.

Një krijim unik dhe bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë dhe Qendrës për Art dhe komunitet- Artpolis, Prishtinë, me autor Shpëtim Selmani dhe nën regjinë e Zana Hoxha.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se “Çimka” hedh dritë mbi dy botë paralele të përgjimit të shqiptarëve në Shqipër e Kosovë.

Çimka” është një shfaqje që hedh dritë mbi dy botë paralele të përgjimit të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, gjatë periudhës komuniste në Shqipëri dhe asaj të regjimit jugosllav në Kosovë.

E bazuar në personalitete historike sikurse disidentja Musine Kokalari dhe rapsodi Dervish Shaqa si dhe në fiksion, “ÇIMKA” dekonstrukton kontrollin e ideologjive të caktuara politike mbi vullnetin e lirë të njeriut, si e drejtë e patjetërsueshme e tij/saj.

E konceptuar nga regjisorja Zana Hoxha më shumë si një eksperiencë e cila buron nga vet “Shtëpia e gjetheve”, personazhet dhe skenat e krijuara përmes një qasjeje eksperimentale synojnë që të nxisin emocione, reflektim dhe edukim të përbashkët për këtë periudhë të errët të viteve 1960.

Kjo shfaqje si rrallëherë bën bashkë me një kastë impresive të artistëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor.

Aktorë të këtë saj shfaqje janë, Lulzim Zeqja, Loredana Gjeçi, Myzafer Zifla, Xhulia Musagalliu, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Urim Aliaj, Altea Dulellari.

Ndërsa kompozitor është Liburn Jupolli dhe skenografia dhe kostumet Youliana Voykova – Najman, ndërsa asistentë regjie Greta Baci & Kevin Rrapaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy