
Artisti nga Gjakova, Alkent Pozhegu ka realizuar me oriz dhe fara luledielli portretin e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili mori vëmendjen e tërë botës.
Përmes një komunikimi me edicionin e sotëm në “MCN live”, artisti, fitues tre herë i rekordeve të Guinnessit, u shpreh se është motivuar nga lufta në Ukrainë, që përmes figurës së presidentit Zelensky, të përçoj mesazhin e paqes në botë.
Ideja përmes mozaikut ishte të përshfaq një mesazh paqeje, që sa më shpejt të mbaroi kjo luftë, jam frymëzuar nga presidenti ukrainas, i cili arriti të bashkojë tërë botën.
Kam përdorur 100 kg drithëra, fara luledielli, fasule, misri dhe oriz për të krijuar mozaikun me figurën e Zelensky, kam punuar që nga pra 8 e mëngjesit deri në ora 13, të ditën e kam përfunduar, jam munduar ta nxjerr sa më origjinal. Mendoj se kam arrit ta përçojë te publiku sepse është përcjellë nga shumë mediat ndërkombëtare, në të cilat është publikuar.
Artisti i mozaikëve me drithëra, Alkent Pozhegu, ka thyer tre herë rekordin e Guinnessit, për mozaik të figurave të ndryshme me madhësi e gjerësi maksimale.
Së shpejti, ai tha se do të hap në Prishtinë, ekspozitën e tij personale me 30 punime me kokrra.



