Regjisori i famshëm i teatrit Peter Brook fiton çmimin prestigjioz të arteve “Princesha e Asturiasit”

Regjisori i famshëm i teatrit Peter Brook fiton çmimin prestigjioz të arteve “Princesha e Asturiasit”

Regjisori i famshëm i teatrit, britaniku Peter Brook fitoi çmimin prestigjioz spanjoll të arteve si “një nga rinovuesit e arteve të interpretuara".

"Peter Brook hapi horizonte të reja për dramaturgjinë bashkëkohore, duke kontribuar në mënyrë vendimtare në shkëmbimin e kulturave të ndryshme: të Evropës, të Afrikës dhe të Azisë… Brook vazhdon ta mallëngjejë publikun me vënie në skenë që shfaqin dlirësi dhe thjeshtësi, sipas konceptit të tij të “hapësirave të zbrazëta”, u shpreh juria në një deklaratë të saj.

I konsideruar si "regjisori më i mirë i artit i shekullit XX" fituesi i çmimeve “Tony” dhe “Emmy” ka drejtuar gjithashtu edhe opera dhe film në skena të Evropës dhe të vendeve si: India, Afrika e Jugut dhe Irani.

Ai është shumë i njohur për përshtatjen e tij të “Mahabharata” në vitin 1985, një prodhim teatror prej gjashtë orësh i epikës fetare indiane.

94-vjeçari nisi të drejtojë profesionalisht që në moshë të re duke marrë përsipër Jean Cocteau, Shakespeare dhe Jean-Paul Sartre që para moshës 20 vjeç.

Ai mori drejtimin e Royal Opera House ndërmjet viteve 1947 dhe 1950, kohë në të cilën vuri në skenë operën e Richard Strauss-it  “Salome” me kostume të krijuara nga artisti surrealist Salvador Dali.

Në vijim, në vitin 1960 ai u bë regjisor i teatrit Mbretëror të Shekspirit (Royal Shakespeare Theatre) në Stratford-upon-Avon, England, pozicion prej të cilit ai hoqi dorë pasi u ndalua të bashkëpunonte me aktorë ndërkombëtarë.

Ai u vendos me banim në Francë në vitin 1970 ku krijoi Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime Teatrore (International Centre for Theatre Research - French acronym, CIRT), që tani quhet Qendra Teatrore për Krijim Teatri (International Centre for Theatre Creation (ICTC). Ai drejtoi gjithashtu teatrin “Bouffes du Nord” në Paris në vitet 1974-2010.

Fondacioni Princesha e Asturiasit e jep çmimin e arteve për "kontribut në trashëgiminë kulturore të njerëzimit” si dhe për shtatë kategori të tjera.

Ceremonia e çmimeve mbahet në veri të Spanjës në Oviedo në tetor nga anëtarët e familjes mbretërore.

Fitues të tjerë përfshijnë regjisorë si Martin Scorsese dhe Francis Ford Coppola. /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/

* Çmimet e Princeshës së Asturias, të quajtura më parë Çmimet e Princit të Asturias (1981-2014) janë një seri çmimesh vjetore që jepen në Spanjë nga Fondacioni i Princeshës së Asturias  (ish-Fondacioni i Princit të Asturias)  për individë, subjekte apo organizata nga e gjithë bota që kanë arritje të dukshme në shkenca ekzakte shoqërore dhe marrëdhënie publike. (Emri u ndërrua për hir të trashëgimtares së re Leonor, Princeshë e Asturiasit.)

Fituesve të çmimit u jepet një skulpturë e krijuar posaçërisht nga artisti i mirënjohur spanjoll Joan Miró.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy