Veshjet qytetare dhe sëndukët e pajës nga Maqedonia e Veriut ekspozohen në Durrës

Veshjet qytetare dhe sëndukët e pajës nga Maqedonia e Veriut ekspozohen në Durrës

Dy koleksione mjaft interesante nga Muzeu i Bitolës në Maqedoninë e Veriut, që i përkasin fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX, u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Në ceremoninë e përurimit të ekspozitës, ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë së Veriut ne Shqipëri, Dancho Markovski, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë së Durrësit Gentian Kallmi, dashamirës të artit, etj.

Në ekspozitë u prezantuan sëndukët e pajës, të kuruara nga Mary Stojanova dhe veshjet qytetare, kuruar nga Nade Genevska Bracic. Këto artefakte të fotografuara janë dëshmi e traditave dhe kulturës së përbashkët, që ndajmë me popujt fqinjë të Ballkanit.

Një nga produktet me mjaft interes të këtij aktiviteti, i cili u përshëndet nga ambasadori Markovski dhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi, ishte nënshkrimi i MoM të bashkëpunimit midis Qendrës Muzeore Durrës dhe Muzeut të Bitolës, i firmosur nga titullarët e këtyre dy institucioneve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati një muaj në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy