Nis sot edicioni i 20 i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”

Nis sot edicioni i 20 i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” rikthehet nga sot në datat 27, 28 dhe 29 mars 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Edicioni i 20 i Festivalit do të zhvillohet në tri net, ku në natën e parë talentet e rinj të operas do të interpretojnë në skenën e TKOB përballë Jurisë Ndërkombëtare, dhe dy net koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Juria ndërkombëtare edhe këtë vit, është e përbërë nga personalitete të njohura operistike botërore dhe kryesohet nga sopranoja Italiane Cecilia Gasdia, të cilët do të përzgjedhin fituesit mes 16-të zërave operistikë nga e gjithë bota. Drejtor i festivalit është Klejvis Saliaj, me në krye ideatoren dhe presidenten e festivalit Zana Çela.

Ky festival kontribuon në promovimin e  imazhit të Shqipërisë, kulturës dhe artit shqiptar nëpër botë.

Këngëtarët lirikë do të konkurrojnë në dy disiplina: gara e arieve dhe ajo e këngës. Këngët lirike, më të njohurat e më të dashurat e repertorit botëror dhe shqiptar do të vijnë në formën e dueteve.

Natën e parë duetet do t’i realizojnë me njëri tjetrin, kurse në finale ata do të këndojnë me artistët të të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Emra të njohur si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi do të këndojnë krah këngëtarëve operistikë në garë.

Rikthehet këtë vit si moderatore dhe interpretuese e festivalit sopranoja Enkeleda Kamani. Gjithashtu do të performojnë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, si Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Elhaida Dani, etj.

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” u themelua në vitin 1999, nga Shoqata “Kulturë- Media- Art”, me synimin të promovojë dhe zhvillojë talentet e reja në fushën e artit operistik, duke mbledhur këngëtarë nga vende të ndryshme të botës, në një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare, e duke u rritur vit pas viti artistikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy