Përvjetori i vdekjes së Çesk Zadesë/ Gonxhja: I dha formë dhe shpirt muzikës shqiptare

Përvjetori i vdekjes së Çesk Zadesë/ Gonxhja: I dha formë dhe shpirt muzikës shqiptare

Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, ka përkujtuar 27 vjetorin e vdekjes së themeluesit të kompozicionit shqiptar, ‘Mjeshtrit të Madh’, Çesk Zadeja (8 qershor 1927- 15 gusht 1997).

Ministri Blendi Gonxhja, kujtoi me nderim dhe mirënjohje, jetën dhe veprën e pavdekshme të mjeshtrit që sipas tij i dha shpirt muzikës shqiptare.

Një pionier dhe figurë që i dha formë dhe shpirt muzikës shqiptare, ku përmes veprës së tij ngriti ura ndërlidhëse mes brezave dhe kulturave, duke sjellë harmoninë dhe bukurinë e muzikës në çdo notë që kompozoi.

Çesk Zadeja u diplomua në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës. Që në bankat e shkollës ka qenë këngëtar i korit dhe instrumentist i orkestrave shkollore dhe të qytetit.

Në vitet 1946-1947 ka drejtuar redaksinë e muzikës në Radio Tirana dhe më pas dirigjent i Ansamblit të Ushtrisë. Çesk Zadeja u bë i njohur dhe zuri një ndër vendet e korifeut të muzikës sonë pas përfundimit shkëlqyeshëm të Konservatorit “Çajkovski” të Moskës. Fill pas diplomimit ai përfundoi “Simfoninë” me të cilën fitoi çmimin e parë kombëtar.

Zadeja ka dhënë ndihmesën e tij si udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, si pedagog në Konservatorin e Tiranës, si udhëheqës artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Ai mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Profesor”, si dhe ka merituar shumë urdhra dhe çmime.

Një vit më parë Çesk Zadeja u nderua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me titullin e mirënjohjes “Nderi i Akademisë”.

Kompozitori Zadeja mbahet mend përmes muzikës të fuqishme të filmit “Skënderbeu”, shkruar në bashkëpunim me një kompozitor rus.

U nda nga jeta në Romë më 15 gusht 1997.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy