Adi Krasta i bashkohet zërave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: Më fyese është paligjshmëria dhe propaganda e neveritshme

Adi Krasta i bashkohet zërave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: Më fyese është paligjshmëria dhe propaganda e neveritshme

Në një kohë kur Teatri kombëtar është drejt shembjes, pasi projektligji nga qeveria është drejt miratimit, reagimet kundër sa vijnë e shtohen.

Më i fundit vjen nga prezantuesi i njohur Adi Krasta, i cili përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale ka shkruar se është kundër shembjes së godinës së Teatrit duke renditur disa gjëra fyese në këtë situatë.

Ky i fundit më anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", shkruan se janë tre gjëra fyese në këtë rast: mungesa e sinqeritet dhe harbutëria e pushtetit, paligjshmëria dhe propagande e neveritshme.
 
  1. Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve , babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri. Teatri mund te ndertohet i bukur e modern kudo tjeter ku nuk demtohet trashegimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i nje pakice . Shumica qe vendos me vote politike eshte vetshpallur sot si asnjehere edhe si njohese e arkitektures edhe si njohese e urbanistikes edhe si njohese e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancen e padijes vulos dhe cfare eshte vlere e cfare jo per kete vend.
  2. Paligjshmeria apo shembja e paturpshme e cdo ligji qe lejon nje tjeter SHEMBJE. Ate te Trashegimise. Nuk eshte hera e pare. Kete fat pati Stadiumi Qemal Stafa e kete fat (nese cmenden krejt) do kete shume shpejt Muzeu Kombetar e Galeria Kombetare.
  3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerine e “ fake neës ” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nena e nga “robtë “

Sipas prezantuesit të njohur një qeveri që ngriti bunkere betoni si muze në mes të Tiranës, mund të shnderroje në muze një Teater Kombetar – trashegimi kulturore , ne emer të frymëve që e mbajten gjallë.

"Një qeverie te (pa)pergjegjshme dikush mund t’i kujtoje se Londra eshte e mbushur me ndertesa teatrosh te vjeter qe ndoshta nuk hyne as ne listen e trashegimise se ligjeruar e qe ju bien catite ne mes te shfaqjve e perseri nuk shemben ne emer te rrembimit te territorit. Teatrot e rinj jane ndertuar modeste me perkushtim te sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamiresish. Jo poshte kullave e jo brenda tyre", shkruan Krasta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy