Në garën kryesore për Filmin Artistik më të mirë/ Filmi i Gentian Koçit, gati për premierën botërore në Estoni

Në garën kryesore për Filmin Artistik më të mirë/ Filmi i Gentian Koçit, gati për premierën botërore në Estoni

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka bërë tëditur se filmi artistik “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me skenar e regji të Gentian Koçit, do të ketë premierën botërore, në Festivalin e Filmit “Tallinn Black Nights”, në Estoni, duke qenë pjesë e garës zyrtare për çmimin “Filmi Artistik më i Mirë”.

Festivali “Tallinn Black Nights” është festival ndërkombëtar i kategorisë A, e njëjta kategori me Berlinin, Venecian e Kanën.  

Edicioni i 26-të i këtij festivali do të zhvillohet nga data 11 deri në 27 nëntor.

Ky film është kandidatura zyrtare e Shqipërisë, për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të OSCARS.

Filmi i Gentian Koçit, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB Film Productions”, është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe bashkia e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy