Komedia “Shtëpia pa dritare” shfaqet për publikun në mbrëmjen e Krishtlindjeve

Komedia “Shtëpia pa dritare” shfaqet për publikun në mbrëmjen e Krishtlindjeve

Teatri Kombëtar do sjell për publikun mbrëmjen e 25 dhjetorit komedinë “Shtëpia pa dritare”.

Kjo komedi do shfaqet online për artdashësit në orën 18:00 në Facebook e Teatrit Kombëtar.

“Shtëpia pa dritare” me regji nga Saimir Gongo vjen nën interpretimin e aktorëve Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Gert Ferra, Eva Alikaj, Indrit Çobani, Enkel Gurakuqi dhe Ergys Çekrozi.

Kjo komedi që flet për dramën e një heroi të heshtur. Është hero i paemër, sepse është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar pranë shtëpisë së tij një shtesë krejt pa dritare. Ai beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe kaq i sinqertë do ti duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë. Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka disa dekada që zhvillohet në vendin tonë.

Kjo shfaqje është e përzgjedhur nga konkursi “Netët e leximit të dramës shqipe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy