Elbasani festoi mbrëmë 'Natën e Verës'

Elbasani festoi mbrëmë 'Natën e Verës'

Elbasani u mbush me gjallëri dhe festë një natë para  14 marsit, teksa mijëra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën për të festuar Natën e Verës, një nga traditat më të bukura dhe më të vjetra shqiptare.

Siç bën të ditur korrespondentja e MCN nga Elbasani, qyteti u zbukurua me dekorime shumëngjyrëshe, ndërsa rrugët kryesore u mbushën me panaire, muzikë dhe aktivitete për të gjitha moshat.

Aktivitetet kryesore u zhvilluan në sheshin kryesor të qytetit ndërsa në skenën e ngritur në qendër të qytetit, artistë të njohur të skenës shqiptare dhanë  një koncert me performanca të ndryshme kulturore.

 Grupi i valleve popullore dhe artistët e rrugës krijuan një atmosferë unike, duke ruajtur traditat dhe duke dhuruar emocione të veçanta për pjesëmarrësit.

Përveç festimeve, tregjet artizanale dhe kulinarike tërhiqnin vizitorët me produkte tradicionale, duke e bërë Natën e Verës jo vetëm një festë simbolike për ardhjen e pranverës, por edhe një mundësi për të promovuar kulturën dhe traditat e qytetit.

Elbasani, si epiqendra historike e kësaj feste, edhe këtë vit tregoi se ruan me krenari këtë trashëgimi të vyer, duke e kthyer Natën e Verës në një festë të madhe për të gjithë shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy