Në Shkodër, besimtarët katolikë kremtuan figurën e Pajtores së qytetit, Zojën e Këshillit të Mirë, duke u lutur dhe kënduar këngë kishtare.
Dom Vlash Palaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe besimit, ndërsa procesioni nisi nga katedralja “Shën Shtjefni” dhe vazhdoi në rrugët kryesore të qytetit.



