‘Viti i gjuhës shqipe’/ Konferencë Shkencore Ndërkombëtare në Muzeun e Alfabetit në Manastir

‘Viti i gjuhës shqipe’/ Konferencë Shkencore Ndërkombëtare në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Në kuadër të organizimeve të “Vitit të gjuhës shqipe”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë shpalli sot thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare.

Konferenca "Zhvillimi i arsimit kombëtar dhe i gjuhës shqipe" mbahet më 18-19 nëntor 2024, në mjediset e Muzeut të Alfabetit në Manastir të Maqedonisë së Veriut.

Me ketë rast, sipas njoftimit për media të ASH-së, thirrja për konferencë bëhet për pjesëmarrje me kontribut shkencor.

Kjo konferencë mbahet në kuadër të veprimtarive nderuese për përvjetorin e Kongresit historik të Manastirit dhe të festës zyrtare të shqipes në Maqedoninë e Veriut.

Viti 2024 në Shqipëri është shpallur “Vit i gjuhës shqipe”: 22 nëntori, dita e fundit e Kongresit të Manastirit, është vendosur të shpallet festë zyrtare e shqipes.

Gjatë ditëve të veprimtarisë, Akademia e Shkencave do të paraqesë për herë të parë (në Tiranë) publikisht në mënyrë tërësore realizimin e projektit shkencor madhor për “Fjalorin e madh të shqipes”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë është bashkorganizuese e veprimtarisë. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në MV dhe Agjencia e Zbatimit të Dygjuhësisë, janë në rolin e mikpritësit dhe organizatorë kryesorë të saj, me pjesëmarrjen e disa universiteteve në Shqipëri e MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy