Më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, Formula e Pagëzimit.
Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht.
Dokumenti ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si udhëheqës shpirtëror nëpër kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës.
Njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip, që njohim deri sot. Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut.
Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.
Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëlli ishte burrë i ditur, me zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për kulturën dhe maturinë e tij.



