Përkujtohet në ditën e lindjes akademiku i shquar Eqrem Çabej

Përkujtohet në ditën e lindjes akademiku i shquar Eqrem Çabej

Është përkujtuar sot në ditën e lindjes akademiku shqiptar Eqrem Çabej.

Çabej ishte gjuhëtar dhe studiues i cili ia kushtoi një jetë të tërë historisë së shqipes, letërsisë, etnologjisë dhe kulturës shqiptare.

Ai lindi më 6 gusht 1908 lindi në Gjirokastër ku kreu edhe shkollën fillore.

Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe pasi braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet.

Me kthimin e tij në Shqipëri dha mësim në gjimnazin e Shkodrës, në Shkollën Normale të Elbasanit, në Liceun e Tiranës, si dhe punoi për një kohë të shkurtër në Ministrinë e Arsimit.

Më 1940 filloi punën ambicioze për hartimin e Atlasit Gjuhësor të Shqipes.

Pas Luftës II Botërore ishte anëtar i Institutit të Shkencave e më pas pedagog në Universitetin e Tiranës dhe anëtar themelues e akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të botuar në Tiranë, më 1980.

Ai ndërroi jetë pak ditë pas ditëlindjes së tij të 72-të, më 13 gusht të vitit 1980, në një klinikë të Romës.

Eqrem Çabej është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu më 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy