Valle e muzikë tradicionale në Festivalin Ballkanik në Korçë, fitues Maqedonia e Veriut

Valle e muzikë tradicionale në Festivalin Ballkanik në Korçë, fitues Maqedonia e Veriut

Gjashtë shtete të Ballkanit, promovuan trashëgiminë e tyre të traditës, Festivalin Ballkanik në Korçë,ku gara mes grupeve mbetet sa simbolike, aq edhe stimuluese për artistët.

Grupe nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë gjallëruar qytetin juglindor, duke performuar në rrugët kryesore e duke kulmuar me valle te përbashkëta në Pazarin e Vjetër të Korçës, gjatë Festivalit Ballkanit.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Korçës, Blerta Balliu tha se “shpirti i Ballkanit ka katër vite që është krijuar dhe ka një qëllim shumë të madh për të bashkuar artin e gjithë Ballkanit, sepse ne jemi kaq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin”.

Ajo tha se zhvillimi i festivalit të parë Ballkanik në Korçë na bën dy herë krenar.

Në natën finale të këtij festivali mbajtur në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’, pas performancës së shkëlqyer nga ansamblet e 6 shteteve pjesëmarrëse, Maqedonia e Veriut u vlerësua fituese e këtij edicioni të 4-t.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy