Ekspozita imersive “Ikonografia Shqiptare”/ Margariti: Mos u largoni nga Korça pa e vizituar

Ekspozita imersive “Ikonografia Shqiptare”/ Margariti: Mos u largoni nga Korça pa e vizituar

Një ekspozitë e parë imersive e artit digjital në vend, e titulluar “Ikonografia Shqiptare-Mjeshtrit e Mëdhenj”, u hap këto ditë festash në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë!

Galeritë virtuale janë qendra të inovacionit dhe teknologjisë në shumë vende të botës, ndërsa Korça është e para në rajon që ka ngritur një qendër të tillë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri thirrje përmes rrjeteve sociale që vizitorët të mos e lënë pa parë ekspozitën e çelur në Galerinë e Arteve Digjitale.

 Mos u largoni nga Korça pa vizituar ekspozitën imersive me imazhe të Muzeut të Artit Mesjetar, “Ikonografia shqiptare”, në Galerinë e Arteve Digjitale.

Një eksperiencë e magjishme në një botë engjëjsh e shenjtorësh.

Ekspozita u çel më 23 dhjetor  duke ofruar për vizitorët e Korçës një eksperiencë unike, pothuaj si një udhëtim nëpër kohë.

Kjo ekspozitë është mundësuar falë mbështetjes dhe fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy