
Artistët nga Shqipëria që lanë vendin e tyre për të ecur në karrierë jashtë vendit, janë të shumtë.

Një ndër to, ish-balerina e TKOB, Linda Kalemi, sot një koreografe dhe kuratore imazhi në Turqi, foli për peripecitë e fillimit të viteve ’90 dhe rrugëtimin e saj në profesionin e instruktores së aerobisë.
Artistët shqiptar në kohën e sistemit komunist ishim më specifik edhe pse u shpesh herë ishin viktimë të sistemit. Të ishe artiste në atë kohë, ishe tabu, e kam provuar edhe vetë. Më pas me burrin vendosem të emigrojmë në Turqi dhe aty normalisht kem i hasur në peripeci të shumta, të cilat na bën të luftojnë për të ecur përpara.
Kur ikëm në Turqi, isha me 20 vjet eksperiencë në TKOB, dhe gjashte muajt e parë kemi mbetur rrugëve derisa u sistemuam.
Më pas kam ndjekur shumë trajnime nga instrukturë amerikanë në fushën e aerobisë. Kjo më bëri që të kem sukses nga vajzat tjera, sepse duke qene balerinë dhe kisha bazat e baletit, kisha më shumë potencial, sepse nuk merresh vetëm me gjimnastikën, me posturën, por edhe me lëvizjet, elegancën. Fillova të fitoja aq shumë sa nuk kisha kohë as të hapja kuletën, ishin vitet e para që më ndryshuan shumë.
Kam provuar të shko edhe në Itali, për një muaj dhe jam rikthyer sepse pashë që klubet e aerobis ishin shumë të varfëra atje nuk krahasoheshin me ato të Italisë dhe fitimi ishte shumë më pak krahasuar me Turqinë dhe kjo më bëri të rikthehem prap në Turqi.
Atje kam punuar në klubet më gjigandë edhe duke qenë fillimisht e rreptë me klientë sepse isha mësuar me sistemin e punës në Shqipëri, u bëra më klientët dhe mediat më ndiqnin se në klubin tim si kuruese imazhi, më vinin edhe meshkujt, që nuk e kishin kompleks.
Pas pandemisë hapa edhe qendrën time në forme butiku dhe tani jam e përmbushur.



