
Richard Williams, animatori fitues i çmimit “Oscar”, i cili punoi në filmin hit “Who Framed Roger Rabbit”, vdiq në moshën 86 vjeç.
Williams lindi në Toronto, por u transferua në Mbretërinë e Bashkuar më 1950, fitoi dy çmime “Oscar” dhe një “Bafta” për punën e tij si drejtor animacioni në filmin e vitit 1988, ku luante Bob Hoskins, në kategorinë speciale të çmimeve të akademisë dhe për efekte speciale.
Fitues i tri çmimeve “Oscar” dhe i tri çmimeve “Bafta” ai punoi edhe për filmat “Pink Panther” dhe “Casino Royale”.
“Who Framed Roger Rabbit”, një komedi e animuar në Hollivudin e vitit 1947 në një botë ku njerëzit dhe personazhet vizatimorë bashkëjetojnë, ishte një sukses kritik dhe tregtar.
Williams, i cili u punësua për të mbikëqyrur sekuencat e animacionit, ndihmoi në krijimin e versioneve filmike të Roger Rabbit dhe gruas së tij, Xhesika, përshkruar për herë të parë në librin “Who Censored Roger Rabbit”. /BBC/



