Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Ferri/ ASH: Kultura shqiptare humbi personalitetin e spikatur

Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Ferri/ ASH: Kultura shqiptare humbi personalitetin e spikatur

Është ndarë nga jeta akad. Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Akademia e Shkencave të Shqipërisë me këtë rast përmes mesazhit të ngushëllimit të akademik Skënder Gjinushit, shprehu dhimbjen e hidhërimin e thellë me ndarjen nga jeta të anëtarit të Akademisë.

Me ndarjen nga jeta të tij familja humbi njeriun e saj të dashur, ASHAK anëtarin e denjë të saj, ASHSH kolegun e vet të nderuar, Vlora qytetarin e saj të nderit dhe kultura shqiptare një personalitet të spikatur.

Jeta e Rexhep Ferrit ishte e mbushur me aktivitet artistik, kulturor e botues, duke e vendosur personalitetin e tij në bashkësinë e nderuar të akademikëve të Kosovës, midis personaliteteve më të shquar të kulturës shqiptare.

Kryetari i ASHSH kujton se ekspozitat e shumta dhe botimet e Ferrit, përçuan modelin e artit kudo ku ndodhen sot shqiptarët dhe në mjedise ndërkombëtare.

ASHSH shprehu ngushëllimet e saj të ndjera për familjen e akademikut Rexhep Ferri; për kolegët akademikë të ASHAK dhe për gjithë bashkësinë e artkrijuesve dhe artdashësve të kulturës shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy