
Botuesja Arlinda Dudaj ndan bindjen se ka një largim nga leximi, ndërsa tha se ndonëse librat shiten, e ndjen që nuk lexohen.
Libri më i shitur ndër vite është “Kodi i Da Vincit”, ka thyer çdo rekord, është lexuar, ka thyer çdo rekord. Edhe Roberto Saviano, “Gomorrah” kur doli.
Kam disa autorë shqiptarë. Brunilda Zllami është një shkrimtare që ecën, pëlqehet, ka lexues të sajin.
Në momentin që shkrimtari është i mirë, ndihmon shtëpinë botuese dhe shtëpia botuese ndihmon shkrimtarin, është simbiozë.
Një shtëpi botuese jo shumë e mirë, mund të bëhet e njohur nga një shkrimtar i mirë.
Ashtu si e kundërta ku një shtëpi botuese e mirë, mund t’i japë dorë një shkrimtari që shkruan mirë por që nuk është i njohur.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ajo deklaroi se librat që përkthen i përzgjedh përgjithësisht vetë, por se diskuton dhe ndan shumë në raport me shijet me miqtë që lexojnë shumë, por pasi lexon vetë i zgjedh.
Dudaj sqaroi se nëse botohet një shkrimtar, në vijim botohen pothuajse të gjithë librat e tij.
Kam botuar dhe vazhdoj ta botoj Salman Rushdie. Disa nga librat ecin, megjithëse nuk është e lehtë ta lexosh, pasi hyn te shkrimtarët e vështirë.



