'Butrinti', Kumbaro s'jep detaje të kontratës, qeveria do të jap me koncesion qëndrat historike

'Butrinti', Kumbaro s'jep detaje të kontratës, qeveria do të jap me koncesion qëndrat historike

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk jep detajet e kontratës me firmën e sallameve Hako, për ndërtimin me tulla dhe beton brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga qyteti antik, Kumbaro është shprehur se projekti po zbatohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit, sipas saj, për llogari të firmës së sallameve Hako, është vetëm 100 m2. Duke iu drejtuar gazetarëve, Kumbaro ka kërkuar që të bëjnë kërkesë për t'u njohur me kontratën, pasi sipas saj ligji i miratuar në Parlament nuk lejon bërjen publike.

"Kontrata ka të dhëna konfidenciale, ndaj nuk e publikojmë. Llogarinë kërkojani Parlamentit për ligjin. Bëni kërkesë për kontratën, nëse juristët e vlerësojne së nuk ka të dhëna konfidenaciale, do ta keni. Unë nuk e kam kontratën dhe nuk e mbaj mend se çfarë përmban ajo. Projektin e kemi bërë ne në bashkëpunim me Institutin e monumenteve të kulturës. Hako solli kërkesë në janar 2017 të cilën e shqyrtuam deri në prill. Kushti i vetëm ishte zbatimi i projektit tonë nga Instituti Monumenteve të Kulturës. Sipërfaqja është rreth 100 m2 brenda dhe jashtë. Pjesa tjetër është për përmirësimin e territorit", është shprehur Kumbaro. 

E pyetur për raportin e Prokurorisë, pasi policia pezulloi punimet në datën 2 tetor, Kumbaro tha se nuk ka lexuar asnjë dokument. "Nuk e njoh procesverbalin e Prokurorisë. Nuk e kam parë", shtoi ajo. Ajo tha se ka pasur interes nga disa subjekte por u zgjodh ky projekt për shkak se zë më pak hapësirë në Park. "Kërkesa kemi pasur gjithë kohën nga subjekte të ndryshme. 8-9 kanë qenë për Butrintin dhe i kemi shqyrtuar të gjitha. I hodhëm poshtë këto kërkesa për shkak se zinin hapësirë të madhe", shtoi ajo.

Por duket se qeveria nuk do ndalet vetëm me Parkun e Butrintit. Edhe qendra të tjera historike si Kalatë duket se do jepen me koncesion te privatët për t'i shfrytëzuar. Te Kalaja e Gjirokastrës, tha Kumbaro, është parashikuar rikthimi i kafenesë së famshme. "Po shikojmë mundësitë e ndëprerjeve te kontratave nëpër Kalatë e tjera për të parë çfarë mund të rehabilitojme. Të rikthehet kafeneja në Kalanë e Gjirokastrës. Ka qenë para viteve 90 dhe tani ajo Kala po shkon drejt degradimit", theksoi ministrja e Kulturës

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy