
Si çdo të hënë artistë të shumtë mblodhen në një takim për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombetarë. Për të disatën herë ata janë shprehur kundër prishjes së teatrit por për restaurimin e tij.
Gjate fjales se tij, artisti i madh, Robert Ndrenika u shpreh se ata jane dakord qe te diskujtojne te dy variantet, edhe ate te prishjes e mosprishjes, por edhe ate te ndertimit apo te mos ndertimit, ndersa me tej u shpreh se ajo toke per ta eshte e shenjte dhe nuk duhet prishur.
"Nuk di të jetë konsultuar. Nje arkitekt me tha ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës, por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të behët një teater i mirë që të rrojë 500 vjet", tha Ndrenika.
Aktori tha më tej se më e shenjta nga të gjitha është toka e këtij teatri. Ndrenika deklaroi se Teatri Kombëtar është ‘Jerusalemi’ i artistëve të cilin duan ta mbysin ‘kryqëzatat’.
"Unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta. Ky është Jerusalemi jonë të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi kemi ka 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e komunitetit”, theksoi aktori në fjalën e tij.
Kryeministri Edi Rama prezantoi pak kohë më parë së bashku me arkitektin danez Bjarke Ingels projektin e ri të godinës së re të Teatrit Kombëtarë ku do të shëmbej godina e vjetër dhe do të ndërtohej e reja, por kjo u hodh poshtë nga artistët të cilët çdo të hënë protestojnë jashtë ambjenteve të teatrit duke kundërshtuar këtë vendim të kreut të qeverisë.



