
Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, me moton “Shqipëria mikpret botën”, nis sot në vend Java Kulturore japoneze.
Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, aktivitetet do të nisin sot dhe do të mbarojnë më 16 tetor.
Përgjatë ditëve, aktivitetet do të gërshetohen në veprimtari kreative, krijuese, ushqimet tradicionale japoneze deri te letërsia dhe muzika japoneze.



