Hapet ekspozita laboratorike “Ujërat e Turbullta” në nderim të biologes Sabiha Kasimati

Hapet ekspozita laboratorike “Ujërat e Turbullta” në nderim të biologes Sabiha Kasimati

Ekspozita laboratorike “Ujërat e Turbullta” e konceptuar nga artisti Driant Zeneli në bashkëpunim me mjeshtrin e papier-mâché Deni Bianco, është një projekt kushtuar shkencëtares së parë shqiptare Sabiha Kasimati.

Projekti është “një udhëtim” i cili, nëpërmjet artit, kujtesës, ekologjisë dhe teknologjisë, vendos në fokus rëndësinë e figurës së studiueses Sabiha Kasimati, e cila ka zgjedhur të sfidojë politikën, stereotipat sociale dhe madje edhe vetë vdekjen, në emër të shkencës dhe lirisë.

Titulli i projektit niset nga diploma e saj “Peshqit e Shqipërisë”.

Artisti Driant Zeneli  e sjell këtë ekspozitë në formën e një laboratori, në hapësirën e re të artit në Tiranë, Qendrën Agimi. Projekti që do të mund të shihet ne Qendrën Agimi nis nga historia e biologës me anë të një paralelizmi me figurën e prometeut.

Vrasja e Sabiha Kasimat, biologës së parë shqiptare, ishte një nga tragjeditë e shumta të shkaktuara nga sistemi diktatorial shqiptar i drejtuar nga Enver Hoxha. Pak para eliminimit së saj u botua monografia shkencore “Peshqit e Shqipërisë”, e para e këtij lloji në Shqipëri.

Botimi i saj zhduket menjëherë dhe kjo mund të konsiderohet një vdekje e dytë për biologen. Vetëm mbas rënies së komunizmit, diploma origjinale u gjend në Fakultetin e Shkencave të Biologjisë në Torino, ku ajo studioi nga viti 1936-40.

Pas rënies së regjimit në vitin 1991, Kasimati u nderua me “Urdhrin e Nderit të Kombit” në viti 2008, ndërsa Muzeu i Shkencave të Natyrës, mori emrin e saj, për vlerësimin dhe nderimin për kontributin e saj shkencor.

Ekspozita laboratorike “Ujërat e Turbullta”, në hapësirën e re të artit në Qendrën Agimi, do të qëndrojë e hapur deri më 11 qershor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy