TK shfaq premierën “Coriolanus” me 80 aktorë/ Margariti: Një vepër që s’mund ta lini pa e parë

TK shfaq premierën “Coriolanus” me 80 aktorë/ Margariti: Një vepër që s’mund ta lini pa e parë

Teatri Kombëtar solli në fundjavë kryeveprën “Coriolanus” në “ArTurbina”.

Ministrja  e Kulturës, Elva Margariti e ka konsideruar “Coriolanus”, një produksion të Teatrit Kombëtar, me regji nga Altin Basha si një shfaqje madhështore në skenën e “Ar Turbinës”.

“Asnjëherë më parë kaq shumë aktorë në një skenë: pedagogë e studentë, si pjesë e Paktit për Universitetin. “Coriolanus”, një vepër që s’mund ta lini pa e parë”, shprehet Margariti.

Nën drejtimin e regjisorit të njohur Altin Basha, për kryeveprën e Shekspirit janë angazhuar aktorë të Teatrit Kombëtar, por dhe të rinj të Universitetit të Arteve.

Ky produksion madhështor, sipas Teatrit Kombëtar vjen për publikun me 80 aktorë.

“Coriolanus” është bazuar mbi një histori të vërtetë, e cila gjendet në shkrimet e Plutarkut (“Jetë paralele”). Asgjë thelbësore nuk është ndryshuar, por gjenialiteti qëndron tek fakti se përtej historisë, Shekspiri ngre një monument arti me dialogjet, personazhet dhe çështjet që shënjestrohen në këtë tragjedi. “Ai na ngjall para syve Romën aq antike, komplekse dhe moderne në të njëjtën kohë. Vepra ndodh në fillimet e Republikës së Romës. Destabiliteti i vazhdueshëm politik, shpërthimet e papritura të dhunës, rrënimi i pushtetit popullor, manipulimi i turmave, kurthet politike në parlament, ekstremizmi demokratik, pushteti autokratik dhe përdorimi i tij, janë dekori në të cilin ndodh tragjedia e Kaj Marcit (Coriolanus). 

“Coriolanus” një kryevepër e Shekspirit në “ArTurbina” do vijojë edhe sot, ndërkohë vepra do të jetë në skenë dhe në datat 23, 24, 25 dhe 26 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy