Shënohet 100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës, figurë e shquar e teatrit dhe kinematografisë

Shënohet 100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës, figurë e shquar e teatrit dhe kinematografisë

Shënohet sot 100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës, figurës së shquar të teatrit dhe kinematografisë

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, tha në një postim në rrjete sociale se sot nderohet një ndër figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Me interpretimet e jashtëzakonshme të dhjetëra roleve, Pitarka i zbuloi publikut thellësitë e karaktereve në mënyrë të paimagjinueshme, duke i bërë këto role të paharruara e të pazëvendësueshme në kujtesën e artdashësve.

Ndër rolet e shumta të Pitarkës janë: Ballë për ballë – (1979), Gjeneral Gramafoni – (1978), Pas gjurmëve – (1978) Gunat përmbi tela – (1977), Tinguj lufte – (1976), dhe shumë role të tjera aq të dashura për publikun.

Sulejman Pitarka, është nderuar me disa çmime në teatër dhe kinematografi, me çmimin për “Karrierën”, Medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”, “Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi” i Dibrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy