
Gjon Athanasi (1925-2019) ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej 25 vitesh. Prindërit e tij emigruan atje që prej vitit 1915 dhe jetonin në Masaçutes ku lindi dhe këngëtari, i cili më pas u kthye sërish në Shqipëri. Ndonëse, bënë përpjekje për t’u larguar sërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe komunizmit, largimi ishte i pamundur.
Që në moshë të hershme këndonte psalmet bizantine në kishën ku babai i tij ushtronte profesionin e klerikut.
Roli i Skënderbeut, në operan me të njëjtin titull, e skaliti në kujtesën e publikut Gjon Athanasin. Kompozitori i veprës Prenk Jakova përpos që e vlerësonte zërin e tenorit e shkroi rolin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në mënyrë të tillë që t’i përshtatej vokalit edhe figurës së artistit.
Nën regjinë e mjeshtrit të skenës teatrore, Pirro Manit, roli i Skënderbeut tek opera e cilësuar, si vepra e parë historike në muzikën shqiptare do të ngulitej gjatë tek spektatori, duke e konsideruar, si një nga arritjet e tij më të mira artistike.
Gjon Athanasi ka lënë një repertory të pasur me arie të njohura, këngë popullore, patriotike edhe partizane. Përreth 20 vjet, ka punuar edhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. /Voal/



