“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, çohet në kandidim si kryevepra e pasurisë shpirtërore drejt UNESCO-s

 “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, çohet në kandidim si kryevepra e pasurisë shpirtërore drejt UNESCO-s

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi të çojë punën përpara për të kandiduar “Kcimin e bjeshkës me tupan të Tropojës”, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa vlerësoi ritmet marramendëse, energjinë  shpërthyese dhe ngjyrat e këtij kërcimi.

“Ritme marramendëse, energji shpërthyese, ngjyra… Ky është ‘Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës’, pjesë e folklorit tonë koreografik, një nga perlat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi të çojë punën përpara për ta kandiduar atë, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s”, tha ajo.

Ditë më parë, ministrja Margariti bën të ditur se listës për t’u mbrojtur nga shteti i janë shtuar “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut”, “Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy