Kompozitori argjentinas koncert në Kalanë e Gjirokastrës

Kompozitori argjentinas koncert në Kalanë e Gjirokastrës

Tingujt klasikë të kompozitorit argjentinas Astor Piazzolla të ardhur përmes orkestrës simfonike, krijuan një atmosferë të këndshme artistike në kalanë e Argjirosë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Koncerti  “Ne dhe Piazzola” u mbajt në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së artistit argjentinas. Në festivalin “Gjiro-clasica” u interpretuan pjesë nga vepra e tij nga instrumentistët si Suela Picirri, Kristina Petrollari dhe Dorina Laro e cila thotë se aktivitete të tilla gjallërojnë jetën e artistike të qytetit.

Për artisten Dorina Laro këto aktivitete vijnë pas një pauze të gjatë për shkak të Covid ndërsa janë tepër të rëndësishme për tu zhvilluar sa më shumë, për të krijuar një impakt edhe me turistët duke qenë se Gjirokastra është një qytet që e lëvron më së miri këtë sektor.

Është një kënaqësi e veçantë sepse ne prezantuam në 100 vjetorin e Astor Piazzolës kompozitorit argjentinas  ku prezantuam gjithë pjesën më të madhe të veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij. Sonte u gjëndëm këtu  bëmë muzikë morëm emocion dhe shpresojmë të kemi dhuruar gjithashtu emocion dhe të rikthemi sa më shpejt në Gjirokastër me koncerte të tilla.

Për muzikantët Llambi Margariti dhe Arben Rexha koncerti është një vlerë e shtuar për edukimin e publikut me muzikën klasike.

Ndjejmë që përditë e më shumë kënaqësitë e artit pjesë e të cilit duhet të bëhen ushqim shpirtëror për njerëzit. S’është kjo e gjitha, sa rëndësi për mua merr kur një koncert i bukur orkestral, siç ishte sot ne e ndjejmë dhe shijojmë në kalanë e Argjirosë.

Me nisjen e sezonit turistik aktivitetet kulturore kryesisht përgjatë fundjavave po gjallërojnë qytetin e gurtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy