
Kosova shpall non grata, Peter Handken. Fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2019 njihet si një mbështetes i politikes së Sllobodan Milloshevicit, njeriu i cili nëpërmjet urdhërave të tij kreu shumë masakra ndaj popujve në ballkan dhe sidomos në Kosovë.
Lajmi për shpalljen non-grata të Handkes e dha Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai shkruan në facebook se Peter Handke nuk është i mirëpritur në Kosovë.
Pacolli ka shkruar se këtë vendim e ka marrur pasi fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi Peter Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë që shkrimtari austriak i cili mori Çmimin Nobel për Letërsi ka marrë reagime të shumta pasi është shpërblyer nga Akademia Suedeze.



