
Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare Kulturore, artisti nga Kosova, Ermir Zhinipotoku vjen në Tiranë mes ekspozitës “Prej studios: përzgjedhje e pikturave dhe skicave” në Muzeun Historik Kombëtar.
Praktika e Zhinipotokut lidhet kryesisht me pikturën si dhe eksperimenton edhe me mediume të tjera nën temat e ekzistencializmit dhe psikologjisë.
Punimet e tij reflektojnë mbi precedentët historikë dhe efekteve tjetërsuese si dhe pasojat historike që formësojnë të tashmen tonë.
Ekspozita qëndron e hapure deri më 30 nëntori në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.



