Takimi Durmishi-Koçi: Rritje bashkëpunimi mes Muzeut Historik të Shqipërisë e Kosovës

Takimi Durmishi-Koçi: Rritje bashkëpunimi mes Muzeut Historik të Shqipërisë e Kosovës

Rritja e bashkëpunimit mes Muzeut të Shqipërisë me atë të Kosovës, ishte tema e bisedës në kuadër të vizitës së sotme që ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi pati sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Gjatë vizitës në muze, ambasadori Durmishi, zhvilloi një takim të përzemërt me drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, me të cilin foli për bashkëpunimet e deritanishme mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Po ashtu Durmishi dhe Koçi folën për ecurinë e zbatimit të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë, si edhe për mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy muzeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy