Ndahet nga jeta Agim Doçi/ Zhulali: Humbje e madhe. Penë e artë e këngës shqipe me kontribut në të gjitha trevat shqiptare (VIDEO)

Ndahet nga jeta Agim Doçi/ Zhulali: Humbje e madhe. Penë e artë e këngës shqipe me kontribut në të gjitha trevat shqiptare (VIDEO)

Ndarja nga jeta e poetit të njohur Agim Doçi, sot në moshën 76-vjeçare, i shtuar në spital pas një hemorragjie cerebrale, preku tërë komunitetin artistik dhe jo vetëm.

 

Drupal Ad

 

 

 

Edmond Zhulali, kompozitor dhe autor tekstesh, një mik dhe bashkëpunëtor i parë i poetit Doçi, në një komunikim për “MCN live”, ndau emocionet për humbjen e jetës së poetit.

Ai thotë se lajmi i erdhi i papritur për faktin se Gimi ishte energjik dhe një njeri jashtëzakonisht aktiv dhe se ishin takuar dy javë më parë në takimin e Albutor.

Nuk e prisja këtë lajm. Para dy javës ishim bashkë në takimin e Albautor (Shoqëria Shqiptare e Menaxhimit Kolektive të të Drejtave të Krijuesve në Fushën Muzikore dhe Audiovizive) dhe në përgjithësi ishte mjaft mirë.

Kur i ndodhi hemorragjia, normalisht ajo është një sëmundje që ndodh pa paramendim, por nuk e prisja lajmin e sotëm, sepse Gimin e kisha jo vetëm mik e bashkëpunëtor, por edhe familjarisht kishim miqësi.

Së pari si koleg që kemi ndraë të gjitha veprat tona dhe krijimet bashkërisht, por edhe kemi krijuar numër të pafund të këngëve me të cilat kemi përfaqësuar Shqipërinë në Evrovizion si dhe në kompeticione të ndryshme, poashtu edhe krijimet e këngëve më të mira për luftën në Kosovë, “Marshi i UCK-së” dhe “A vritet pafajësia”, me të cilat mbahej lartë morali i luftës në Kosovë.

Kompozitori Zhulali, thotë se Agim Doçi do mbahet gjatë mend sepse ai ishte penë e artë e këngës shqipe me kontribut në të gjitha trevat shqiptare.

Kjo është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin. Çdo këngë që ai la pas vetës, ka pasur një histori dhe një motiv në vete.

Ai ka qenë jashtëzakonisht energjik dhe ata që e njohën e din fuqinë e tij të fjalës dhe të mendjes. Mendja e tij ishte gjithmonë në proces krijues.

Penë e artë e këngës shqipe me kontribut në të gjitha trevat shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy