Arkivat e Venedikut/ Xhufi: Aksesin e kemi, por na mungojnë specialistët  

Arkivat e Venedikut/ Xhufi: Aksesin e kemi, por na mungojnë specialistët  

Bashkëpunimi mes universiteteve shqiptare me ato italiane nuk është në nivelin e duhur dhe këtë e tregon mungesa e specialistëve që deshifrojnë historinë përmes dokumenteve arkivore. Historiani Pëllumb Xhufi thotë se arkivat e Venedikut tashmë janë pa pagesë, por vendit tonë i mungojnë njerëzit që kanë përgatitjen e duhur shkencore për të punuar me to.

Unë kam qenë vetë ne arkivat e Venedikut, mund t’i fotografosh pa paguar gjë. Tani është hequr edhe ky kufizim. Problemi është që ne nuk kemi kuadro që të mund t’i shfrytëzojmë. Venecianët kanë qenë prezentë në Shqipëri deri në fund të shekullit XVIII. Ka pafund dokumente. Por duhen kuadro dhe këtu është detyra e shtetit për t’i përgatitur. Ne kemi pasur një grup osmanistësh, që kanë studiuar në universitete turke, por edhe ata janë shpërndarë. Kanë mbetur regjistrat osmanë që kanë mrekullira, por mund të kemi vetëm 1 apo 2 kolegë që mund t’i deshifrojnë. Në këtë pikë do të thosha që bashkëpunimet mes universiteteve nuk janë në nivelin e duhur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy